Botë

Gjenerali Haftar largohet nga Moska pa marrëveshje

Situata tensionuese në Libi duket se nuk do të ketë fund.

Kjo, pasi Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka njoftuar se lideri i forcave të armatosura jo-legjitime në lindje të Libisë, Khalifa Haftar, është larguar nga Moska pa nënshkruar marrëveshjen për armëpushim në Libi, transmeton KTV.

Ministria përmes një njoftimi, tha se Haftar është larguar nga kryeqyteti rus pa nënshkruar marrëveshjen e pranuar nga kreu i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Fayez al-Sarraj.

Të hënën, në Moskë u zhvilluan bisedime mes palëve të Libisë dhe delegacioneve turke dhe ruse.

Ndërkohë, presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, ka thënë se qëllimi i tyre është të mbrojnë të drejtën dhe ardhmërinë e libianëve.