Botë

Një park fëmijësh “fundoset” në Spanjë

Descriptive Text

Një park fëmijësh dhe një fushë sportive është “fundosur” pasi një hapësirë parkingu nën to ka kollapsuar të hënën në mëngjes në Santander të Spanjës.

Sipas “EuroWeeklyNews”, askush nuk është lënduar pasi në atë kohë s’kishte njerëz në garazhe.

Kryetarja e Santanderit, Gema Igual, ka shpjeguar se banorët kanë bashkëpunuar me institucionet dhe është njoftuar se nuk ka qytetarë nën rrënoja.

Institucionet në Spanjë kanë nisur hetimin e shkaqeve që çuan në “fundosjen” e këtij parku.

Ky parking është i ndërtuar qe 14 vjet.