Botë

Në brigjet e Mesdheut brenda 24 orëve mbyten 26 emigrantë

11 emigrantë, mes të cilëve 8 fëmijë, u mbytën në Çesme në brigjet perëndimore të Turqisë, ndërsa një ditë më parë një tjetër varkë me 50 emigrantë u mbyt pranë brigjeve të Paxos në Greqi, ku humbën jetët të paktën 15 persona.

Turqia është shtëpia e rreth katër milionë refugjatëve, popullsia më e madhe e refugjatëve në botë dhe mbi 3.6 milionë prej tyre vijnë nga Siria.

Vendi është një udhëkryq kyç për migrantët, të cilët kërkojnë të arrijnë në Europë, kryesisht përmes Greqisë.

Shumë njerëz mbështeten te trafikantët njerëzorë dhe përballen me rrugë të rrezikshme tokësore dhe detare/Shqiptarja.com