Botë

Kërcënime me bomba në 6 qytete ruse, evakuohen 50 mijë nxënës

Dhjetëra universitete, shkolla, muze dhe teatro janë mbyllur në gjashtë qytete ruse të skajit lindor të vendit për shkak të raporteve rreth montimit të bombave në këto ndërtesa.

Rreth 50 mijë nxënës dhe 3500 mësues janë evakuuar nga shkollat dhe çerdhet në kohën kur temperatura në rajonin Khabarovsk ka rënë në -22 gradë. Ky rajon ndodhet në kufi me Kinën.

Në qytetin bregdetar, Vladivostik, së paku 12 institucione arsimore dhe dy teatro janë mbyllur për shkak të dyshimeve për bomba.

Raportime të ngjashme për bomba pati edhe në Komsomolsk, Ussuriysk dhe Birobidzhan, ku jetojnë më shumë se 200 mijë njerëz.

Në dhjetor, shkollat dhe universitetet u mbyllën disa herë për shkak të kërcënimeve me shpërthime.

Asnjëri prej kërcënimeve nuk është konfirmuar, shkruan “Free Europe”.