Botë

Guaido me ngulm dëshiron largimin e Maduros

Descriptive Text

Lideri opozitar i Venezuelës, Juan Guaido, ka bërë thirrje për më shumë protesta kundër qeverisë së presidentit Nicolas Maduro që tentoi të forconte pozitën e partisë socialiste në kongres.

Guaidos iu ndalua hyrja në kongres me qëllim që partia socialiste të zgjedhte kryetarin e ri, transmeton KTV. E deputetët opozitarë në një seancë të ndarë e zgjodhën kryetar të kongresit, Guaidon.

Opozitari që prej muajit nëntor ka tentuar të mobilizojë popullin kundër Maduros.

Shumë venezuelas janë lodhur nga kriza politike që ka shkaktuar një krizë ekonomike dhe ka nxitur edhe sanksionet e SHBA-së.