Botë

SHBA-ja e gatshme të negociojë me Iranin

Descriptive Text

SHBA-ja ka deklaruar se është e gatshme të përshihet në bisedime serioze dhe pa parakushte me Iranin, pas agresionit të ditëve të fundit.

Në një letër dërguar Kombeve të Bashkuara, SHBA-ja ka arsyetuar vrasjen e gjeneralit Qasem Soleimani si akt vetëmbrojtjeje, transmeton KTV. Irani u hakmor duke sulmuar me raketa dy baza amerikane në Irak. E edhe Irani i raportoi Kombeve të Bashkuara se ky sulm ishte në vetëmbrojtje.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Kelly Craft, ka thënë se SHBA-ja është e gatshme të negociojë me qëllim që të parandalojë rrezikimin e paqes ndërkombëtare nga dhuna e regjimit iranian.

Vrasja e gjeneralit Soleimani, sipas letrës së ambasadores, është arsyetuar nën nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara që kërkon nga shtetet raportim të menjëhershëm në Këshillin e Sigurimit për ushtrimin e të drejtës së vetëmbrojtjes.