Botë

Pelosi humb përkrahjen me vonesat në procesin e hetimit ndaj Trumpit

Demokratja më e fuqishme në Kongresin amerikan, Nancy Pelosi, është duke e humbur përkrahjen nga aleatët e saj, për shkak të vonesës në dorëzimin e procesit për shkarkimin e presidentit, Donald Trump.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve ka vonuar dërgimin e dokumenteve të hetimit në Senat për shkak të përplasjeve me republikanët, transmeton KTV.

Një demokrate nga Kalifornia i ka bërë thirrje koleges së saj që ta dërgojë në Senat dokumentacionin dhe se vonesat do të ishin të pakuptimta.

Gjykimi politik ndaj Trumpit nuk mund të bëhet derisa Dhoma e Përfaqësuesve i dërgon në Senat dokumentet për hetimin që mund të shpjerë në shkarkimin e tij.