Botë

​Johnson: Asnjë britanik apo amerikan nuk është prekur nga sulmet iraniane

Descriptive Text

Sulmi iranian me raketa, si hakmarrje për vrasjen e gjeneralit të tyre Qassem Soleimani, nuk shkaktoi viktima në personelin amerikan apo britanik në Irak, deklaroi kryeministri britanik, Boris Johnson.

“Nga sulmet iraniane asnjë shtetas britanik apo amerikan nuk rezulton i lënduar”, theksoi Johnson, transmeton atsh.

Kryeministri britanik dënoi sulmin iranian dhe siguroi se qeveria e tij do të bënte gjithçka ishte e mundur për të mbrojtur interesat britanike në rajon.

“Anijet luftarake ‘Defender’ dhe ‘Montrose’, tashmë janë operative në Gji dhe janë në gjendje alarmi”, shtoi ai.