Botë

100 mijë pula ngordhin në Poloni nga gripi i shpezëve

Raste të reja të gripit të shpezëve janë regjistruar në Poloni, duke shkaktuar ngordhjen e më shumë se 100 mijë pulave.

Veterinarët polakë kanë deklaruar se rasti më i hershëm i gripit të shpezëve është paraqitur më 31 dhjetor të vitit 2019, në një fermë pulash në qytetin Lublin, që humbi së paku 25 mijë ula.

Qeveria lokale ka eliminuar 60 mijë pula tjera me qëllim që të parandalojë përhapjen e epidemisë, transmeton KTV. E një fermë në perëndim të Polonisë, qeveria ka urdhëruar eliminimin e 65 mijë pulave.

Polonia si një prej prodhuesve më të mëdhenj të pulave, nuk është përballur me gripin H5N8 që prej vitit 2017.

Ekspertët kanë paralajmëruar se qyteti Lublin rrezikohet shumë nga grupi pasi fermat ndodhen shumë afër njëra-tjetrës.