Botë

Protestuesit serbë në kor - “Kush s’kërcen, është shqiptar”

Protestuesit serbë në kor - “Kush s’kërcen, është shqiptar”

Qindra persona protestuan para Ambasadës së Malit të Zi në qendër të Beogradit, për të kundërshtuar miratimin e Ligjit për Lirinë Fetare nga parlamenti i Malit të Zi.

Protesta u organizua nga Klubi Studentor i Fakultetit të Drejtësisë në Beograd. Para Ambasadës malazeze në Beograd u organizua gjithashtu një miting kundër Ligjit për Lirinë e Fetare, nga lëvizja opozitare Dveri e udhëhequr nga Boshko Obradovic.