Botë

Policia argjentinase shpëton një foshnje që u mor peng nga babai

Policia në Buenos Aires e ka shpëtuar një foshnje treditëshe, e cila po mbahej peng brenda një auto-ambulance, njoftuan zyrtarët argjentinas.

Sipas raporteve lokale, pengmarrja ndodhi pasi babai raportohet se sulmoi nënën e foshnjës. Ai më pas barrikadoi veten brenda një auto-ambulance që ishte e parkuar, raporton KTV.

Policia njoftoi se pas disa orë negociatash të pasuksesshme, ata kishin marrë vendim për të shpëtuar foshnjën, duke u futur në automjet.

Babai u zu në befasi dhe vajza e vogël u shpëtua. Zyrtarët raportojnë se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nëna po rikuperohet nga plagët e marra pas rrahjes nga bashkëshorti.