Botë

Turqia dërgon luftëtarë aleatë sirianë kundër gjeneralit Haftar

Foto: Al Jazeera

Turqia po e shqyrton dërgimin e luftëtarëve aleatë sirianë në Libi, si pjesë e mbështetjes së planifikuar ushtarake për qeverinë e rrethuar në Tripoli.

Presidenti Erdogan tha javën e kaluar se Turqia do të vendosë trupa në Libi pasi qeveria e njohur ndërkombëtarisht kërkoi mbështetje për t'u mbrojtur nga forcat e gjeneralit Khalifa Haftar, transmeton KTV.

Masa ka për qëllim t’i mbrojë investimet private turke në Libi dhe të forcojë pretendimet e saj për energji në Mesdhe, por gjithashtu mund ta vendosë Ankaranë në kundërshtim me aktorët tjerë të huaj në luftë.

Forcat e Haftarit, të mbështetura nga Rusia, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordania, nuk kanë arritur në qendrën e Tripolit.

Por, ato kanë fituar terren javët e fundit me ndihmën e luftëtarëve rusë dhe sudanez, si dhe dronëve të dërguar nga Emiratet e Bashkuara.