Botë

Australia kompenson 3 mijë zjarrfikës vullnetarë

Qeveria australiane ka njoftuar se do të kompensojë të gjithë zjarrfikësit vullnetarë që janë angazhuar për shuarjen e zjarreve në shtetin New South Wales.

Zjarrfikësit do të paguhen deri në 6 mijë dollarë për punën e tyre prej më shumë se dhjetëditore, transmeton KTV.

Kryeministri Scott Morrison, më parë kishte deklaruar se kompensimi i zjarrfikësve nuk ishte prioritet i qeverisë, mirëpo u kritikua ashpër për këtë vendim.

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar deri në 3 mijë zjarrfikës vullnetarë dhe deri më tani janë djegur 4 milionë hektarë në pesë shtete.