Botë

Në Uruguai, kapen 4.4 tonë kokainë në vlerë të një miliardi dollarësh

Descriptive Text

Autoritetet e Uruguait thonë se kanë sekuestruar një rekord prej 4,4 tonësh kokainë, duke e cilësuar atë si disfatën më të madhe për trafikantët e drogës në historinë e vendit.

Kokaina u konfiskua në një operacion të përbashkët mes oficerëve të marinës dhe doganave në portin e Montevideos, transmeton KTV.

Droga ishte fshehur në katër kontejnerë mielli të destinuar për kryeqytetin e Togos. Droga kishte vlerë rrugore prej rreth një miliard dollarësh.