Botë

Policia në Mal të Zi i quan gënjeshtra pohimet e klerikut serb se është rrahur

Drejtoria e Policisë së Malit të Zi përmes një kumtese thekson se nuk është përdorur asnjë mjet dhune ndaj peshkopit serb Metodije.

Po ashtu kjo drejtori thotë se pohimet nga Mitropolia Malazeze Bregdetare se policia e ka rrahur peshkopin janë gënjeshtra, shkruan B92, transmeton Koha.net.

“Gjatë kohës sa kanë zgjatur ngjarjet, shefi i Qendrës së Sigurisë në Plevle, Dragan Sllavul, ka pasur disa herësh bisedime me peshkopin Metodije fhr klerikun e Plevles, Borivoje Pantoviqin dhe ata në asnjë moment nuk ka pasur vërejtje ndaj sjelljeve të policisë, thuhet në kumtesën e Drejtorisë së Policisë.