Botë

Merkeli planifikon takim me Erdoganin në Turqi

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Turqinë muajin tjetër për t’i bërë thirrje presidentit Recep Tayyip Erdogan që të respektojë një pakt migracioni me Bashkimin Evropian, duke reaguar ndaj frikës se një konflikt në Siri mund të çojë në një valë të re refugjatësh, transmetojnë mediat gjermane.

Erdogan paralajmëroi të dielën se Turqia, e cila tashmë ka marrë rreth 3.7 milionë refugjatë sirianë, nuk do të jetë në gjendje të përballojë valën e re të emigrantëve.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane nuk pranoi të konfirmojë raportin e mediave gjermane sot, raporton Reuters.

Sipas Paktit të vitit 2015, Turqia ka pranuar refugjatët që lëvizin drejt Evropës në këmbim të mbështetjes financiare. Qeveria gjermane nuk dëshiron një përsëritje të krizës së emigrantëve nga viti 2015, kur Gjermania hapi dyert e saj për një milion njerëz, shumica e të cilëve kërkuan strehim nga konflikti në Siri.

Sipas Reuters, numri i emigrantëve kohët e fundit ka filluar të rritet përsëri me përpjekjet e Damaskut dhe Moskës për të marrë Idlib, enklavën e fundit të madhe të mbajtur nga rebelët në Siri, shtëpia e rreth tre milionë njerëzve.

Erdogan tha të dielën se më shumë se 80,000 emigrantë janë zhvendosur në Turqi.