Botë

Kuba emëron kryeministër të ri pas më shumë se 40 vjetësh

Kuba emëroi kryeministër të ri të shtunën pas më shumë se katër dekadave që pas shfuqizimit të postit në kohën kur Fidel Castro u bë president.

Ministri i Turizmit Manuel Marrero Cruz, 56 vjeç, u emërua në këtë post nga Asambleja Kombëtare e Pushtetit Popullor, parlamenti legjislativ i Kubës, raportoi "Press Latina".

Marrero, i cili u propozua për këtë post nga presidenti i Kubës Miguel Diaz-Canel, do të shërbejë për një mandat pesëvjeçar, në përputhje me ndryshimin e ri kushtetues, të miratuar në prill.

Diaz-Canel tha më herët se kishte nominuar Marreron për kryeministër për shkak të "sinqeritetit" dhe punës së tij efektive gjatë 16 vjetëve të tij si ministër i turizmit.

Pas ndryshimit të ri kushtetues, Diaz-Canel u zgjodh presidenti i vendit në tetor.

Në vitin 1976, në kohen e Kastros, u bë një ndryshim kushtetues ku posti i presidentit u ndryshua në Presidentin e Këshillit të Ministrave.

Ndryshimi i ri kushtetues i hapi rrugën vendit për të zgjedhur presidentin e parë pas 43 vitesh.