Botë

Italia dhe Greqia nisin negociatat për kufirin detar

Italia dhe Greqia nisin negociatat për kufirin detar

Italia dhe Greqia do të rifillojnë negociatat për delimitimin e zonave detare, që po zgjasin prej 40 vjetësh. Ekspertë të Ministrive të Jashtme të këtyre dy shteteve do të takohen në Romë më 30 dhjetor, bën të ditur televizioni publik grek, ERT.

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, ka shtyrë takimin e tij me homologun italian, Luiggi Di Maggio, të paralajmëruar për në fundjavë. Por dy ministrat janë pajtuar që të presin përfundimin e mbledhjes së ekspertëve dhe pastaj të takohen.