Botë

Autoritetet spanjolle ndalojnë anijen ilegale me rreth 30 persona në bord

Rojet bregdetare të Spanjës e kanë ndaluar një anije që transportonte rreth 30 emigrantë në brigjet spanjolle.

Në mesin e emigrantëve ishin dy fëmijë që besohet të ishin rreth dy vjeç. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, ka njoftuar roja bregdetare, transmeton KTV.

Ministria e Brendshme e Spanjës raportoi se deri më 1 dhjetor, gjithsej 24.031 emigrantë të parregullt kanë ardhur në Spanjë nga deti.

E kjo shifër është 29% më pak se në të njëjtën kohë vitin e kaluar.