Botë

SHBA-ja fton Korenë Veriore për çarmatosje bërthamore

Përfaqësuesi special i SHBA-së i ka bërë thirrje Koresë Veriore që të kthehet në tavolinën e bisedimeve, për t’i dhënë fund çarmatosjes bërthamore të shtetit diktatorial.

Komentet e tij ai i bëri në Seul pak ditë pasi Koreja Veriore kreu disa teste raketore. Verikoreanët dëshirojnë një marrëveshje për çarmatosje që do të përfshinte lehtësim të sanksioneve që ka vendosur SHBA-ja, transmeton KTV.

Presidenti amerikan ka deklaruar se këto sanksione nuk do të hiqen deri sa Koreja Veriore plotësisht braktis planet bërthamore.