Hassan Rohani, një fetar tolerant dhe diplomat

Hassan Rohani, një fetar tolerant dhe diplomat

20 May 2017 15:27

Teheran, 20 maj – Me bindje fetare të moderuara, presidenti iranian, Hassan Rohani, i cili u rizgjodh me 57 për qind të votave për një mandat të dytë presidencial duke kryesuar ndaj Ebrahim Raissi, arriti ta nxjerrë vendin nga izolimi ndërkombëtar duke fituar pseudonimin “diplomati sheik”, transmeton ATSH shkrimin e AFP-së

Me çallmën e bardhë, syze fine dhe mjekër të zbardhur, ky fetar i moderuar 68 vjeç, i martuar dhe baba i katër fëmijëve, do të njihet si ai që përmbushi në vitin 2015 arritjen e një marrëveshjeje historike me fuqitë e mëdha për programin bërthamor iranian duke mundësuar heqjen e sanksioneve.

Shtylla e Republikës islamike, të cilës i njeh të gjitha mekanizmat, Rohani ishte një bashkëpunoëtor i ish-presidentit të moderuar Akbar Hachemi Rafsandjani, i cili vdiq në janar dhe përfitoi nga mbështetja e ish-presidentit reformator, Mohammad Khatami, i cili kërkoi për të votuar për Rohanin.

Lindur më 12 nëntor 1948 në Sorkhey, në provincën e Semnan (në lindje të Teheranit) nga një baba tregtar dhe nënë shtëpiake, ai mori doktoraturën për Drejtësi nga Universiteti i Glasgow në Skoci.

I pranishëm në krah të imamit Khomeinyt gjatë mërgimit në Francë para Revolucionit islamik në vitin 1979, Rohani filloi menjëherë një karrierë politike duke u renditur deri në vitet 2000 në radhët e konservatorëve para se t’u bashkohet të moderuarve dhe reformatorëve.

Deputet në vitet 1980 dhe 2000, ai u zgjodh menjëherë anëtar i Asamblesë së ekspertëve, instancë e ngarkuar me mbikëqyrjen e punës së ajatollahut Khamenei.

Ai bëhet zëvendëspresident i Parlamentit, por kryesisht shef i negociatorëve për çështjen bërthamore në vitet 2003 dhe 2005. Në këtë periudhë ai fitoi pseudonimin “diplomati sheik”.

Por, ai u largua nga ky post pas zgjedhjes së ultrakonservatorit populist, Mahmoud Ahmadinejad në 2005.

Irani rifilloi në atë kohë programin e pasurimit duke shkaktuar irritimin e OKB-së dhe fuqive të mëdha.

Zgjedhur president në vitin 2013 me 50,7 për qind të votave që prej turit të parë në sajë të mbështetjes së reformatorëve, ai do të kishte në zemër fundin e izolimit të Iranit.

Ai arriti gjithashtu në vitin 2015 një marrëveshje që parashikonte limitimin nga Teherani të programit bërthamor në një përdorim civil në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.

I hapur me Perëndimin që vlerëson politikën e tij të afrimit, Rohani arriti në atë kohë të vendosë bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-në, armiku historik i Republikës islamike, për zgjidhjen e krizës bërthamore me marrëveshjen e liderit suprem, ajatollahut Ali Khamenei.

Ky i fundit ndaloi çdo negociatë tjetër me Uashingtonin.

– Jo rikthim pas –

Qëndrimet e tij për lirinë, kulturën, hapje me botën, tolerancën përsa i përket mbajtjes së burkës nga gratë, janë tashmë të ngjashme me ato të reformatorëve.

Rohani ka ashpërsuar tonin ndaj kundërshtarëve konservatorë, të cilët i akuzon se janë për “një logjikë të ndalimit”.

Sipas tij, koha e mbështetësve të dhunës dhe ekstremistëve ka ikur.

“Në mes të rrugës, nuk ka rikthim pas”, theksoi ai në sloganin e fushatës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme