Vuçiqi thotë se afera me spiunët rusë ka marrë fund Foto: Reuters

Vuçiqi thotë se afera me spiunët rusë ka marrë fund

03 December 2019 20:54

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka thënë se, sa i përket atij, afera me spiunët rusë në Serbi është mbyllur qysh pas bisedës së tij me ambasadorin rus në Beograd, Alleksandar Bocan-Harçenko.

“Ndërgjegjen e kemi të pastër dhe jam i bindur se do të vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhëniet më të mira. Nëse rusët kanë diçka për të shtuar, do të doja t’i dëgjoja”, ka thënë Vuçiqi në Soçi të Rusisë, ku të mërkurën do të takohet me presidentin rus, Vlladimir Putin, transmeton Koha.net.

Vuçiqi, siç raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”, ka shtuar se Serbia “gjithmonë do të mbrojë pavarësinë e saj”, por beson në miqësinë me Rusinë.

Sipas fjalëve të tij, temat e bisedës së tij me Putinin do të jenë Kosova, çështjet rajonale si dhe situata politike në Evropë dhe në botë, sikurse edhe bashkëpunimi bilateral pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Serbisë dhe Unionit Ekonomik Euro-aziatik.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme