Stoltenberg: Rusinë s’e shohim si armike, por nëse sulmon Poloninë apo Baltikun, NATO-ja do të reagojë Foto: Reuters

Stoltenberg: Rusinë s’e shohim si armike, por nëse sulmon Poloninë apo Baltikun, NATO-ja do të reagojë

03 December 2019 20:03

Aleanca e NATO-s do të përgjigjet kundër çdo sulmi ndaj Polonisë apo vendeve baltike, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një intervistë të publikuar të martën.

“Përmes prezencës së forcave të NATO-s në Poloni dhe në vendet baltike, ne po i dërgojmë Rusisë një sinjal shumë të fuqishëm: nëse sulmohet Polonia apo vendet baltike, e tërë aleanca do të reagojë”, ka thënë ai para nisjes së samitit të NATO-s, raporton Reuters.

NATO nuk ka listë të armiqve, por aleanca do të reagojë kurdo që të jetë e nevojshme, ka thënë Stoltenbergu para një grupi gazetash, përfshirë të përditshmen polake “Rzeczpospolita”, atë gjermane “Suddeutsche Zeitung” dhe spanjollen “El Pais”, transmeton Koha.net.

SHBA-ja ka kërkuar nga Turqia që të mbështes planin mbrojtës të NATO-s për Baltikun dhe Poloninë. Turqia ka refuzuar deri më tani, duke thënë se NATO-ja duhet t’i japë më shumë mbështetje politike Ankarasë në luftën e saj kundër militantëve kurdë në Siri.

Stoltenbergu tha se nuk e kundërshton një qëndrim më të fuqishëm mbrojtës në Bashkimin Evropian por tha se nuk ka kuptim që të tentohet të zëvendësohet NATO-ja.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme