Juncker ia dorëzon postin pasardhëses, Von Der Leyen

03 December 2019 19:44

Ish-kreu i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, zyrtarisht ia ka dorëzuar postin e tij Ursula Von Der Leyen, gjatë një ceremonie në Bruksel. Portreti i Junckerit u var afër fotografive të ish-kryetarëve të tjerë të ekzekutivit të Bashkimit Evropian.

Duke folur shkurt, pas ceremonisë, karizmatiku Juncker, shprehu mirënjohje për vitet e shërbimit në këtë post, por pati edhe këshilla për pasardhësen e tij, së cilës i dëshiroi punë të mbarë, transmeton KTV. Pastaj ia dorëzoi kambanën ceremoniale, për të cilën tha se ishte absolutisht e panevojshme.

Von Der Leyen, si shefe e re e ekzekutivit të BE-së do të jetë e ngarkuar për negociata tregtare dhe ekonomi si dhe ndryshime klimatike për 500 milionë evropianët.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme