Botë

SHBA u kërkon Twitterit, Facebookut dhe Instagramit të mbyllin llogaritë e liderëve iranianë

Departamenti amerikan i Shtetit u kërkoi rrjeteve sociale Facebook, Instagram dhe Twitter të ndërpresin llogaritë e liderëve të regjimit iranian deri në rivendosjen e internetit në vend, përfshirë nga tensionet, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.

Iranianët janë shkëputur nga bota që prej një jave pas ndërprerjes pothuajse të plotë të internetit në Teheran në kuadër të manifestimeve të dhunshme.

“Ky është një regjim thellësisht hipokrit. Ai ndërpret internetin, ndërkohë që qeveria vazhdon të përdorë të gjitha llogaritë e saj në rrjetet sociale”, deklaroi sot i dërguari amerikan për Iranin, Brian Hook, në një intervistë për Bloomberg.

“Ne ju kërkojmë kompanive të rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe Twitter të ndërpresin llogaritë e Liderit suprem Ali Khamenei, të ministrit të Punëve të Jashtme, Javad Zarif dhe presidentit, Hassan Rohani deri në kthimin e internetit për popullin.

Facebook dhe Instagram nuk janë përgjigjur menjëherë dhe Twitter theksoi se nuk kishte asnjë koment për të bërë.

“Regjimi po përpiqet të ndalojë internetin për të fshehur të gjitha vdekjet dhe tragjedinë që ky regjim ka shkaktuar ndaj mijëra protestuesve në mbarë vendin”, theksoi Hook.