Botë

Kandidatët pro demokracisë fitojnë në Hong Kong

Liderja e Hong Kongut, Carrie Lam, ka deklaruar se qeveria e saj do të dëgjojë publikun me mendje të hapur pasi kandidatët pro-Pekinit kanë pësuar humbje të rëndë në zgjedhjet lokale.

Sipas mediave, tani 17 nga 18 këshillët e qytetit kontrollohen nga përkrahësit e demokracisë së Hong Kongut, transmeton KTV. Në këto zgjedhje dolën 71 për qind e popullsisë së këtij qyteti.

Rezultatet vënë në presion qeverinë e Lam që është tronditur nga protestat e dhunshme tash e pesë muaj.

Në një deklaratë për media, qeveria tha se do të respektojë rezultatet dhe se ato janë reflektim i pakënaqësisë së njerëzve me situatën e tanishme në Hong Kong.