Pendarovski nesër viziton Serbinë

Pendarovski nesër viziton Serbinë

21 November 2019 20:21

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së veriut, Stevo Pendarovski nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Serbi, ku do të pritet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pendarovski, nesër në Pallatin Serbia në Beograd, siç paralajmërojnë nga kabineti i tij, do të ketë takim me Vuçiqin, pas çka pason edhe takimi plenar mes delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Është paraparë që presidenti Pendarovski të realizojë takim edhe me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq dhe me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq.

Në kuadër të vizitës zyrtare, Pendarovski do të realizojë takim edhe me kryetarin e Odës Ekonomike të Republikës së Serbisë, Marko Çadezh dhe afaristë serbë.

Të shtunën, Pendarovski në Novi Sad do të marrë pjesë në Forumin rajonal rinor dhe do të flasë në panelin presidencial “Fjalimi i të rinjve para përfaqësuesve të pushtetit: prezantimi i dialogut politik para mijëvjeçarëve”, së bashku me presidentin serb, Vuçiq dhe presidentin slloven, Borut Pahor./Alsat/

Komentet

Shto koment

Të ngjashme