SHBA-ja ndalon përkohësisht ekzekutimet e të burgosurve

21 November 2019 20:35

Ekzekutimet federale në SHBA janë ndaluar përkohësisht, për shkak të shqetësimeve se metoda e kryerjes së tyre mund të jetë e paligjshme.

Pesë burra do të duhej të ekzekutoheshin në Indiana në dhjetor dhe janar, pasi qeveria federale në fillim të këtij viti vendosi për të rifilluar ekzekutimet, transmeton KTV. Por një gjykatës vendosi që katër ankesa të të burgosurve për metodën e ekzekutimit me gjasë do të kenë sukses.

Argumenti i tyre lidhet me injeksionin vdekjeprurës që do të përdoret. Ekzekutimi i burrit të pestë ishte ndalur tashmë në një vendim të veçantë gjykate muajin e kaluar.

Vendimi i Prokurorit të Përgjithshëm William Barr në fillim të këtij viti hoqi një moratorium joformal për ekzekutimet federale, në krahasim me ekzekutimet e udhëhequra nga shteti, që kishin filluar që nga 2003-a.

Ky moratorium hyri në fuqi për shkak të një serie vendimesh gjyqësore kundër metodës së zakonshme të ekzekutimit, e cila përfshinte një koktej prej tre ilaçesh të ndryshme në injeksione.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme