Kush është serbi në videoxhirimin me spiunin rus, spekulimet s’kanë fund

Kush është serbi në videoxhirimin me spiunin rus, spekulimet s’kanë fund

21 November 2019 10:29

Beograd, 21 nëntor – “Afera e spiunazhit” në Serbi tashmë ka marrë përmasa dramatike, gjithsesi me ngjyrime politike, si kudo në Ballkanin Perëndimor.

Sipas gazetës “Novosti”, aktorë kryesorë të kësaj afere janë ish-zëvendësi i atasheut ushtarak të Rusisë, i akredituar në Beograd, koloneli Georgij Viktoroviç Kleban, dhe një zyrtar i lartë i Serbisë. Por, siç edhe mund të pritej nga një medium prorus, kjo gazetë shkruan se “ky operacion me siguri është i porositur nga Perëndimi, ndërsa qëllimi është komprometimi i marrëdhënieve të zyrtarëve të Beogradit me ata të Moskës”, transmeton Koha.net.

Por vazhdon të jetë enigmë e madhe se kush është zyrtari serb që mori mito, fytyra e të cilit në videoxhirim ishte mjegulluar. Gjithnjë sipas “Novostit”, “me siguri nuk bëhet fjalë për ndonjë oficer të rangut të lartë, ashtu siç ishte raportuar fillimisht, madje as për ndonjë nëpunës shtetëror”.

Sipas kësaj gazete, e afërt edhe me pushtetin aktual në Serbi, “ka indicione se kontakti i Klebanovit është njeriu i parë i një shoqate modeste proruse që vepron në Serbi”.

Disa bashkëbisedues nga sektori i sigurisë, thonë se ende nuk dihen të gjitha motivet e këtij operacioni, por që është shumë e mundshme se porositësi i aferës është në Perëndim. Por “reperkusionet e kësaj afere duhet të kërkohen në terrenin e politikës”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme