Humbin 11 miliardë dollarë në Qendrën e re Hapësinore të Rusisë

19 November 2019 20:15

Qendra e re hapësinore Vostochny e Rusisë ka humbur të paktën 11 miliardë dollarë, përmes vjedhjeve. Ndërsa, raportohet se për këtë shkak, shumë zyrtarë të lartë janë burgosur.

Komiteti Federal i Hetimeve në Rusi thotë se po merret me 12 çështje të tjera penale të lidhura me vjedhjen në këtë mega-projekt.

Sipas presidentit rus Putin, ky projekt shihet si përparësi strategjike për Rusinë, për shkak të potencialit të tij të madh tregtar, transmeton KTV. Dënimi më i gjatë i shqiptuar deri më tani, është 11 vjet e gjysmë për Yuri Khrizman, ish-kreu i firmës shtetërore të ndërtimit Dalspetsstroy.

E pas kësaj vjedhjeje të madhe, njohësit e zhvillimeve politike thonë se skandali theksoi shkallën e korrupsionit në burokracinë e madhe shtetërore të administratës së Putinit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme