ICG: Të shpejtohet riatdhesimi i grave dhe fëmijëve nga Siria

ICG: Të shpejtohet riatdhesimi i grave dhe fëmijëve nga Siria

19 November 2019 15:24

Qeveritë perëndimore duhet të shpejtojnë riatdhesimin e fëmijëve dhe grave nga verilindja e Sirisë, thuhet në një raport të Grupit Ndërkombëtar të Krizave (ICG).

“Ato (qeveritë) duhet të njohin larminë dhe të kaluarën e këtyre grave dhe të riatdhesojnë ato që nuk paraqesin rrezik”, transmeton REL raportin..

Sipas kësaj organizate, paraburgimi afatgjatë i burrave, grave dhe fëmijëve në veri-lindje të Sirisë, ka qenë gjithmonë problematik për arsye sigurie dhe humanitare.

“Ofensiva turke dhe ndryshimi i ekuilibri të fuqisë në rajon, e bën sigurinë e kampeve ku ato mbahen më të pasigurt”, vlerëson ICG, transmeton rel. 

Dhjetëra mijëra burra, gra dhe fëmijë të huaj, të lidhur me grupin militant ekstremist Shteti Islamik (IS) janë arrestuar në veri-lindje të Sirisë. Kampet ku ata mbahen përbëjnë një sfidë të jashtëzakonshme sigurie dhe humanitare për rajonin.

Por, qeveritë perëndimore kanë kundërshtuar për muaj me radhë kërkesat për riatdhesimin e shtetasve të tyre.

Shtetet e Bashkuara iu kanë bërë thirrje vendeve perëndimore, që sa më parë të riatdhesojnë shtetasit e tyre nga rajoni.

Turqia tashmë ka filluar dëbimin e shtetasve të huaj që dyshohet se kanë luftuar me IS-in.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme