
Moska ia kthen Kievit anijet luftarake
Rusia do të kthejë në Ukrainë tre anijet luftarake të kapura tre vjet më parë, ndërsa ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas do të udhëtojë në Kiev në përpjekjen e tij të fundit diplomatike për të nxitur palët në zgjidhjen e konfliktit midis tyre.
Një samit special mbi Ukrainën ku do të jenë të pranishëm presidentët e Francës, Ukrainës dhe Rusisë, si dhe kancelarja gjermane Angela Merkel është planifikuar për më 9 dhjetor në Paris.
Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, 13 000 persona kanë humbur jetën në rajonet e Luhansk dhe Donetsk.
‘’Anijet ukrainase, që u kapën një vit më parë gjatë një incidenti në ngushticën e Kerch, lanë Gadishullin e Krimesë për të hyrë në ujërat e Detit të Zi’’, raportoi stacioni radiofonik Kerch.FM.
Në fillim të shtatorit, Rusia kishte lëshuar 24 anëtarët e ekuipazhit të anijeve gjatë një shkëmbimi të të burgosurve me Ukrainën/DPA.