Katër të vrarë nga një sulm i armatosur në Kaliforni Foto: The Guardian

Katër të vrarë nga një sulm i armatosur në Kaliforni

18 November 2019 09:06

Katër persona janë qëlluar për vdekje në Fresno të Kalifornisë, pasi disa të dyshuar u futën në kopshtin e një shtëpie ku po mbahej një ndejë dhe qëlluan mbi masën.

Sulmi ndodhi rreth orës 6 të pasdites në pjesën juglindore të qytetit ku njerëzit ishin mbledhur për të shikuar një ndeshje futbolli, thotë Policia, transmeton Koha.net.

Nënkomandanti i Policisë në Resni, Michael Reit, tha se 10 njerëz janë qëlluar dhe tre u gjetën të vdekur në kopsht. Njëri nga viktimat vdiq rrugës për në spital.Gjashtë të tjerë janë duke u shëruar në spital, thotë Policia. Viktimat ishin të moshës 25 deri 35 vjeçar, shkruan The Guardian.

Në këtë ndejë besohet se po merrnin pjesë rreth 35 persona. Asnjë person ende nuk është arrestuar lidhur me këtë sulm. 

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme