Demokratët e fitojnë shtetin e Lousianas, i dyti këtë muaj

17 November 2019 19:25

Guvernatori demokrat, John Bel Edwards, ka siguruar mandatin e tij në shtetin e Luzianas, pas një gare shumë të ngushtë. Edwards u ballafaqua me sfidë të madhe nga republikani Eddie Rispbone, derisa ka siguruar 51% të votave.

Fitorja e Edwardsit është goditje e madhe për presidentin Trump, i cili ishte angazhuar shumë në fushatën e republikanit. Trump kishte vizituar shtetin tre herë gjatë dy javëve të shkuara, duke e shndërruar garën në test për vetë popullaritetin e tij në shtetin jugor.

E 53-vjeçari Edwards, fillimisht ishte zgjedhur në postin e guvernatorit në vitin 2015 dhe mbetet demokrati i vetëm i zgjedhur në shtetin tradicionalisht republikan, transmeton KTV. Ai, megjithatë, e kishte pozicionuar vetën sikur demokrat konservator i cili angazhohej për zgjerimin e sistemit shëndetësor, por kundërshtoi abortin apo reduktimin e armëmbajtjes.

Suksesi i tij erdhi edhe nga fakti se gjatë mandatit të parë si guvernator, ia doli që ta eliminojë deficitin e thellë financiar të shtetit. E fitorja e tij është e dyta e një demokrati në një shtet tradicionalisht republikan, meqë këtë muaj republikanët e humbën edhe Kentuckyn.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme