Ushtria Izraelite fillon hetimet për dëmin e shkaktuar ndaj civilëve në Gaza

Ushtria Izraelite fillon hetimet për dëmin e shkaktuar ndaj civilëve në Gaza

16 November 2019 15:01

Ushtria e Izraelit ka njoftuar se po heton dëmin e shkaktuar ndaj civilëve nga një sulm ajror në Gaza.

Mjekët palestinezë thanë që tetë anëtarë të një familjeje vdiqën në sulm, mes tyre pesë fëmijë. Ndërsa, Qeveria izraelite njoftoi se sulmi kishte në shënjestër shtëpinë e komandantit të një grupi militant, transmeton KTV.

Sulmi në Deir al-Balah, në Gazan qendrore, ishte episodi më vdekjeprurës në shkëmbimin dyditor të zjarrit mes ushtrisë izraelite dhe një grupi palestinez.

Sulmi ndaj civilëve u krye të enjten, pak para se të hynte në fuqi armëpushimi.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme