Vdes adoleshenti që vrau dy shokët e klasës dhe plagosi tre të tjerë në Kaliforni

Vdes adoleshenti që vrau dy shokët e klasës dhe plagosi tre të tjerë në Kaliforni

16 November 2019 14:57

Ka vdekur në spital adoleshenti që vrau dy shokë të klasës dhe plagosi tre të tjerë në një shkollë të mesme në Kaliforni.

Ai, sulmin e kreu në ditëlindjen e tij, para se ta qëllonte veten në kokë. 16-vjeçari po zbatonte një plan të qëllimshëm kur qëlloi pesë nxënës në shkollën e tij të mesme në Kaliforni, pastaj ia ktheu armën vetes, por autoritetet thanë që ata nuk kishin të dhëna për atë që e shkaktoi gjakderdhjen, transmeton KTV.

Dy nga pesë nxënësit e tjerë që u qëlluan në sulmin e mëngjesit të së enjtes në shkollën e mesme në Santa Clarita vdiqën nga plagët e marra. Ky ishte incidenti i 85-të me armë zjarri në shkolla këtë vit në SHBA.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme