Botë

Aleksandar Vuçiq shtrihet në spital ushtarak pas problemeve me zemër

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është shtruar në Spitalin Ushtarak të Beogradit, pasi ka përjetuar probleme me zemrën.

Lajmi është konfirmuar sot nga zyra e tij, transmeton Koha.net.

Një zyrtar qeveritar, i cili foli në kushte anonimiteti i tha Reutersit sot se “presidenti tani është më mirë”.

Vuçiq 49 vjeçar, u pranua dje, e premte, në një spital ushtarak në Beograd për shkak të problemeve kardiovaskulare.

Megjithëse roli presidencial i Vuçiqit është ceremonial, ai mban kontrollin politik si kryetar i Partisë Progresive Serbe, e cila ka qenë në pushtet që nga viti 2012.