Botë

Turqia kërkon largimin e një diplomati amerikan

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu ka akuzuar një diplomat të lartë amerikan për mbështetjen e militantëve kurdë dhe tha se ai duhet të dërgohet në shtëpi.

Ai tha se Brett McGurk, i dërguari i SHBA-ve në koalicionin kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik, ishte duke mbështetur YPG në Siri dhe PKK –në separatiste.

Ministri ishte në Uashington me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, i cili u takua me Presidentin e SHBA Donald Trump.

Tensionet ishin të larta pasi zoti Trump tha se do të mbështesë kurdët sirianë.

e sheh YPG (Njësitë Mbrojtëse popullore) si një grup terrorist i lidhur me PKK-në, i cili ka luftuar brenda Turqisë që nga vitet 1980.