Ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë dëshmon kundër Trumpit Foto: Reuters

Ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë dëshmon kundër Trumpit

15 November 2019 20:42

Ka filluar dita e dytë e seancave dëgjimore publike, sa u përket procedurave që mund të çojnë në shkarkimin e presidentit amerikan Donald Trump.

Dëshminë e ka dhënë ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë, Marie Yovanovitch, e cila u tërhoq papritmas nga posti i saj, transmeton KTV.

Ajo tha në dëshminë me dyer të mbyllura se ndihej e kërcënuar nga Trumpi, gjatë telefonatës së tij me presidentin e Ukrainës.

Yovanovitch është dëshmitari i tretë që dëshmon publikisht në përpjekjen e demokratëve për ta shkarkuar Trumpin.

E gjatë ditës, Shtëpia e Bardhë ka publikuar një transkript të bisedës së parë mes presidentit Trump dhe homologut të tij ukrainas, Zelensky në prill.

Në telefonatë, Trumpi e uron Zelenskyn për fitore në zgjedhje. Gjithashtu ia përmend se ka shumë miq në Ukrainë, që ia dëshironin fitoren Zeleknskyt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme