Çmimet e naftës shënuan rritje Foto: Koha

Çmimet e naftës shënuan rritje

15 November 2019 14:22

Çmimet e naftës shënuan rritje edhe mëngjesin e ditës së sotme.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 0.37 për qind dhe u tregtuan me 62.51 dollarë amerikanë për fuçi.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 0.44 për qind, duke shkuar në 57.02 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit ra me 0.48 për qind dhe u tregtua me 1,463.90 dollarë amerikanë për onz.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme