Botë

Një tërmet 7,1 ballë Rihter godet Indonezinë

Descriptive Text

Xhakarta, 15 nëntor – Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,1 ballë të shkallët Rihter goditi dje provincën Maluku Verior në Indonezi.

Agjencia indoneziane e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës (BMKG) njoftoi epiqendra e tërmetit ishte regjistruar 137 kilometra në veri të qytetit Jailolo në një thellësi prej 73 kilometrash.

Autoritetet kanë dhënë alarm për cunami pas tërmetit.

Të paktën 36 persona kanë humbur jetën nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë të shkallës Rihter që goditi kryqytetin e provincës Maluku, Ambon më 26 shtator.