Botë

Të shtëna armësh në një shkollë në Los Angeles, disa të plagosur

Foto: Reuters

Të shtëna armësh janë dëgjuar në një shkollë në Santa Clarita, qytet në veri të Los Angelesit, dhe mediat lokale kanë raportuar se janë disa të plagosur.

Policia ka reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka urdhëruar qytetarët rreth kësaj shkolle të mbyllin dyert.

I dyshuari besohet se akoma është i lirë.

Zyrtarë të një spitali lokal kanë thënë se janë duke trajtuar dy persona, që janë në gjendje kritike, dhe po presin tre të tjerë.