Botë

Kroacia kërkon nga Serbia t’i kompensohen 148,5 milionë dollarë nga kursimet devizore nga ish-RSFJ-ja

do të këmbëngulë që Serbia t’ia kompensojë mjetet e shpenzuara nga llogaritë devizore të cilat në momentin e shpërbërjes së RSFJ-së ndodheshin në llogaritë e ish-shtetit jashtë saj dhe që i ka shpenzuar ai shtet (bëhet fjalë për Serbinë), shkruan agjencia kroate e lajmeve Hina, trasnmeton Koha.net.

Sipas gazetës “Veçernji list” të Zagrebit, në momentin e zhbërjes së RSFJ-së në llogaritë devizore në bankat e përziera të iush shtetit jashtë ndodheshin 645,55 milionë dollarë amerikanë, të cilat sipas marrëveshjes së sukcesionit duhej t’i ndanin shtetet trashëgimtare, por Serbia e ka shpenzuar një sasi të tyre, prandaj Kroacia kërkon prej saj (Serbisë) 148, 5 milionë dollarë.