Botë

Kapet në Itali mbi 1 ton kokainë me vlerë 250 milionë euro

Autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi rekord kokaine. Raportohet se mbi një ton kokainë ishte fshehur në një kontejner me banane, që vinte nga Amerika e Jugut dhe kishte si destinacion final Gjermaninë.

Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar 1176 kg kokainë, e cila nëse shitej në treg kapte vlerën e plot 250 milionë euro.

Në aksion kanë marrë pjesë Guardia di Finanza, Europol dhe antidroga italiane.