Botë

Trump pret sot Erdoganin në rrethana tensionesh midis tyre

Descriptive Text

Uashington, 13 nëntor – Pas disa javësh shkëmbimesh të tendosura dhe herë-herë konfuze, presidenti amerikan, Donald Trump pret sot në Shtëpinë e Bardhë homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, për të biseduar për Sirinë, fatin e të burgosurve xhihadistë dhe NATO-n.

Një konferencë shtypi do të mbahet mes dy drejtuesve. Ajo do të përkojë me një ngjarje tjetër të rëndësishme në Uashington, seancat e para dëgjimore publike në Kongres në hetimin për një shkarkim të mundshëm të Donald Trump.

Drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë ndjehet krenar që negocion me drejtues të lartë. Por, bisedimet me Erdogan kanë qenë në pikë kritike duke ngjallur pikëpyetje në lidhje me strategjinë e tij në Siri.

Pas njoftimit nga Trump për tërheqjen e trupave amerikane të vendosura në verilindje të Sirisë, Ankaraja ndërmori më 9 tetor një ofensivë ushtarake kundër forcave kurde, aleate të koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër xhihadistëve/AFP.