Botë

Paralajmërohet mbyllja e disa universiteteve në Maqedoni?!

Descriptive Text

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev në emisionin ‘Top Tema’ në TV Telma deklaroi se sistemi arsimor nuk i përgjigjet nevojave reale të ekonomisë.

“Është shqetësuese ajo që 90% e të rinjve shkojnë në universitet dhe në të njëjtën kohë s’kemi punëtorë të kualifikuar”, tha Angjushev.

Në pyetjen se çfarë do të ndodhë me licencat e universiteteve, që janë në numër të madh në shtet, Angjushev tha se Qeveria e tashme nuk dha licenca për universitete të reja, transmeton INA.

Ajo që kjo Qeveri bëri është se nuk dhamë licenca të reja për universitete të reja” tha Angjushev duke thënë se licencat e vjetra do t’u skadojë afati.