Ish-presidenti Jimmy Carter shtrohet përsëri në spital

Ish-presidenti Jimmy Carter shtrohet përsëri në spital

12 November 2019 08:30

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter, u shtrua në një spital në Atlanta për një procedurë në tru.

Qendra Carter tha se ish-presidentit duhet t'i lirohet presioni, i shkaktuar nga gjakderdhja.

Carter, nga problemet që kishte pasur ishte shtruar edhe më herët në spital.

Ish-presidenti Jimmy Carter shtrohet në spital

Carter, 95 vjeç, është udhëheqësi më i vjetër i gjallë i Shteteve të Bashkuara.

Ai ka qenë presidenti i 39-të dhe ka shërbyer nga viti 1977 deri më 1981.

Carter është mundur në garën për rizgjedhje nga Ronald Reagan.

Që pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ai ka mbetur aktiv, duke bërë punë humanitare me Qendrën e tij Carter.

Në vitin 2002, ai ka marrë Çmimin Nobel për Paqe për vepra humanitare.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme