Jep dorëheqje presidenti Bolivisë me sugjerim të ushtrisë Foto: Reuters

Jep dorëheqje presidenti Bolivisë me sugjerim të ushtrisë

11 November 2019 08:01

Presidenti i Bolivisë Evo Morales ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga ky post, në mesin e protestave të shumta që kanë tronditur shtetin e Amerikës Jugore tash e sa javë, transmeton BBC.

i Forcave të Armatosura të Bolivisë Williams Calliman tha mbrëmë se ushtria kishte sugjeruar Moralesin të dorëhiqej për të ndihmuar në sigurimin e stabilitetit në shtet.

“Pas analizimit të konfliktit të brendshëm në vend, ne i kërkuam presidentit të heqë dorë nga mandati i tij presidencial në mënyrë që të rivendoste paqen dhe të ruajë stabilitetin në të mirë të Bolivisë”, u tha Kaliman gazetarëve, shkruan ksp.

Protestat dhe trazirat në Bolivi filluan pas zgjedhjeve në fund të tetorit, në të cilat Evo Morales fitoi, dhe tre persona janë vrarë në trazira deri më tani, me më shumë se 300 të plagosur.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme