Botë

Zjarri në Australi, së paku tre të vdekur e katër të tjerë konsiderohen të zhdukur

Descriptive Text

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe katër të tjerë konsiderohen të zhdukur, nga zjarret e mëdha që e kanë përshirë Australinë.

Ndërsa situata emergjente vazhdoi ditën e dytë të saj të shtunën, zyrtarët konfirmuan se më shumë se 150 shtëpi në New South Wales, ishin djegur.

Mijëra njerëz u detyruan t’i linin shtëpitë e tyre, ndërsa urat, shkollat ​​dhe linjat e energjisë u shkatërruan.

Rreth 1.000 zjarrfikës po përpiqen t’i fikin flakët.

Ka raporte për njerëz të bllokuar në shtëpitë e tyre në disa vende, me ekuipazhin që s’mund t'i arrijë ata për shkak të zjarreve.