Botë

Tërmet 4,4 shkallësh të Rihterit goditi sot në mëngjes Dubrovnikun

Një tërmet me forcë 4,4 shkallës të Rihterit ka ndodhur sot në mëngjes, rreth orës 2 e 30 minuta në Dubrovnik.

Siç raportojnë mediat kroate, epiqendra e tërmetit ishte në det, 18 kilometra nga Stoni, transmeton Koha.net.

Tërmeti me përmasa katastrofale, më i madhi në historinë e Dubrovnikut, kishte ndodhur më 6 prill të vitit 1667. Tërmeti me këtë rast e bëri rrafsh gjithë qytetin, ndërsa vdiqën rreth tre mijë njerëz. Vlerësohet se forca e atij tërmeti ka qenë 7,6 shkallësh të Rihterit.

Në kohë të re, një tërmet e goditi Stonin më 5 shtator të vitit 1996. Ai tërmet ishte me forcë 5,6 shkallësh, dhe shkatërroi tri fshatra në rrethinë të Stonit, transmeton Koha.net raportimin e mediave kroate.